Kampionia e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në sezonin e fundit, Peja, do të jetë ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në Kupën Ballkanike, që do të mbahet në qytetin Sirnak të Turqisë.
Peja ka treguar formë brilante përgjatë sezonit të kaluar kur, përveç që triumfoi në Superligë, fitoi edhe Kupën, duke mposhtur në finale Ferizajn, transmeton Klankosova.tv.
Pejanët do të kenë mundësi të matin forcat me disa prej top klubeve në Kupën Ballkanike, ku do të marrin pjesë ekipe nga Serbia dhe Turqia.
Edhe kampioni i Superligës së Kosovës në volejboll dhe fitues i Kupës, KV Drita, do të jetë ekipi i vetëm nga Kosova në konkurrencën e femrave që merr pjesë në Kupën Ballkanike, e cila do të mbahet në qytetin Banja Luka të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Plot shtatë ekipe do të marrin pjesë nga vende si Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.