Mysafirët e nisën sfidën duke shënuar të parët.
Isiah Umipig e krijoi epërsinë për Pejën në udhëtim te Vllaznimi në palestrën “Shani Nushi”.
Por vendasit u përgjigjën shpejt me treshe nga Atik Koshi.
Megjithatë shqiponjat në përfundim të çerekut të parë e bënë diferencën, duke e mbyllur me rezultat 15:28.
Sido që të jetë, ekipi i rikthyer në Price Caffe Superligën e Kosovës, nuk u dorëzua.
Kjo pasi Vllaznimi me shumë përkushtim arriti që çerekun e dytë ta përfundojë me rezultat 24:14.
Pas pushimit Peja u fut në çerekun e tretë për ta mbajtur epërsinë.
Ndonëse rezultati ishte i ngushtë, mysafirët edhe këtu dolën triumfues me rezultat 12:18.
12 pikë Vllaznimi i shënoi edhe në çerekun e fundit, të cilat nuk mjaftuan për t’iu shmangur humbjes së tretë këtë sezon me rezultat 63:75.
Rodney Pervis ishte basketbollisti që e udhëhoqi Pejën drejt fitores së katërt këtë edicion nga po aq fitore.
Ai realizoi 30 pikë dhe bëri 3 kërcime dhe 4 asistime, duke u ndihmuar edhe nga kapiteni Arti Hajdari me 13 pikë.
Te Vllaznimi i dallua Damonte Dodd me 14 pikë 12 kërcime e 1 asistim.
Ndërsa nga 12 pikë i shënuan Atik Koshi e Uilliam Brovn.
https://www.youtube.com/watch?v=dY80GHCg1Ik
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.