Edhe komuna e Pejës me urdhër të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, lirohet nga karantina.
Megjithatë kërkohet nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse të udhëzuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.
Ky është njoftimi i plotë nga komuna e Pejës:
Nga sot, Peja lirohet nga karantina
Me vendim të Ministrit në detyrë z.Arben Vitia me nr. 330/2/IV/2020, shfuqizohet vendimi i cili e shpall komunën e Pejës zonë në karantinë.
Pra, nga sot, Peja nuk është më zonë e karantinuar!
Megjithatë, kërkohet nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse të udhëzuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Të mbani maska mbrojtëse, dorëza një përdorimshe, dezinfektues dhe ta mbani distancen.
Kujdes PO, Panik JO

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.