Ky turne vlen për të gjitha grupmoshat, ndërsa fillon në ora 17:00 në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” me datën 16 qershor, njofton Federata e Boksit të Kosovës.
Pjesëmarrës janë konfirmuar se do të jenë edhe garuesit nga Shqipëria dhe Maqedonia në mënyrë që kjo ngjarje të jetë sa më madhështore.
Ky turne po mirëpritet nga garuesit kosovar që të marrin përvoja të reja që iu nevojiten për pjesëmarrje nëpër turnet e ndryshme ndërkombëtare.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.