Dashamirës të birrës nga plotë vende të botës patën mundësinë të shijojnë e të mësojnë më shumë rreth prodhimit në birrarinë e vetme në Kosovë, në “Birra Peja”.
Kjo u bë e mundur në javën e frankofonisë që sivjet, në edicionin e 23-të, kryeqytet e ka Pejën, raporton Klan Kosova.
Përshtypjet për këtë pije duket se ishin maksimale, ashtu si edhe pritshmëritë.
Ardhja në gjigantin “Birra Peja”, nuk u zgjodh rastësisht, meqë kompania është edhe sponsor i ngjarjes që tashmë është bërë tradicionale.
Ndërkohë që java e Frankofonisë do të vazhdojë deri me 25 mars me atmosferë kinematografike, muzikore e gastronomike. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/k-J0yTkdMbg
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.