Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e vona të së shtunës në Gjakovë.
Policia ka arrestuar një burrë, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, transmeton Klankosova.tv
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë raporti i policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.