Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, pasi në veturën ku udhëtonte janë gjetur dy armë zjarri dhe 17 fishekë.
Njësiti policor, siç shkruhet në raportin 24-orësh, ka tentuar ta ndalojë një veturë me targa të huaja, e cila nuk është ndaluar dhe ka ikur, përcjell Klankosova.tv.
Ajo është ndalur më pas në një rrugë tjetër, ku dy persona kanë arritur të ikin, ndërsa i treti, është arrestuar.
“Me vendim të prokurorit vetura është sekuestruar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.