Policia në Indi ka "arrestuar" një pëllumb nën dyshimin së është një spiun pakistanez pasi u kap teksa barte një mesazh.
Pëllumbi u kap nga oficerët policorë pasi ai u pa në afërsi të kufirit të Pakistanit me shenjat e një adrese dhe numrin e telefonit.
Fillimisht, ai u shfaq si një zog normal në shtëpinë e një berberi.
Por kur djali i tij 14-vjeçar e kapi për ta mbajtur në shtëpi, vuri re një shenjë të çuditshme.
Djali më pas e dërgoi zogun në polici ku oficerët zbuluan një mesazh të shkruar me një seri numrash.
Oficerët e "dokumentuan" pëllumbin si një "spiun të dyshuar", dhe njoftuan agjencinë e sigurisë së Indisë për të parë nëse shpendi kishte pajisje të fshehura, transmeton Klan Kosova.
“Nuk u gjet asgjë tjetër, por ne e mbajtëm zogun në arrest”, ka thënë Rakesh Kaushal, një përfaqësues i policisë.
“Ne kemi kapur disa spiunë këtu. Zona është e ndjeshme, duke pasur parasysh afërsinë e saj në Jammu, ku infiltrimi është mjaft i zakonshëm" shtoi ai.
klankosova.tv
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.