U nis drejt qiellit të Tajvanit.
Avioni luftarak kinez u shoqërua edhe nga anijet luftarake që u pozicionuan pranë ujërave të ishullit tajvanez , që Pekini e konsideron si provincë të tyre të shkëputur.
E këto manovra ushtarake me urdhër të presidentit, Ksi Jiping filluan si një kundërpërgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajpej .
Por afër tyre, stërvitje të ngjashme ushtarake zhvilluan edhe 5000 ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Indonezisë në ishullin Sumatra në rajonin Indo-Paqësorit.
Gjitha këta trupa po rrinë në gjendje gatishmërie ngase Kina paralajmëroi pasoja të mëdha për Amerikën e Tajvanin.
Në gjithë këtë tension dhe nën kushte të rrepta sigurie, demokratja zhvilloi takime me drejtuesit më të rëndësishëm të Tajvanit.
Atyre u premtoi mbështetje dhe mbrojtje ushtarake në rast se Kina synon ta marr me dhunë.
Vizita që Pelosi e përfundoi të martën u kritikua ashpër nga Pekini zyrtar i cili tha se veprimi i saj shkeli qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës.
https://www.youtube.com/watch?v=1hUezuNL8KI
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.