Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se Rusia i ka dy pika të nxehta në Ballkanin Perëdnimor, ku po do gjithnjë e më shumë të shtoj ndikimin e saj.
Duke folur në një panel në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që po zhvillon punimet në Davos të Zvicrës, Pendarovski, e akuzoi direkt presidentin rus, Vladimir Putin, për përfshirje në këtë situatë.
“Kjo është Republika Srpska në kuadër të Bosnje Herzegovinës dhe veriu i Republikës së Kosovës. Ajo çka regjimi i Putinit po bënë tash e disa vite jo vetëm që nga nisja e luftës në Ukrainë, është se ai po tenton t’i provokojë njerëzit atje në mënyrë që të prish integritetin e këtyre dy vendeve”, tha Pendarovski.
Me luftën në Ukrainë, po thuhet se Moska ka zvogëluar propagandën në shtetet e Ballkanit Perëndimor, por ekziston mundësia për kthimin e rrezikshëm.
“Nëse Rusia do që disi të tërheq vëmendjen e perëndimit nga lufta në Ukrainë e cila është teatri kryesor I luftës dhe propagandës, atherë Ballkani Perëndimor është më shumë cak se vendet e Baltikut”.
“Prandaj ne duhet të kujdesemi për këtë si aleancë perëndimore, si NATO e si anëtare të BE-së apo kandidate për anëtarësim”, tha ai.
Situata në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, do diskutohet në Davos në një panel tjetër me udhëheqësit e disa prej këtyre shteteve.
Ndërkohë mediat pro-qeveritare në Beograd, duke e quajtur provokim të madh gjithë të martën kanë raportuar se flamuri i Kosovës, dhe ai që njihet si “Autoktonët” janë ekspozuar karshi hotelit ku do qëndrojë delegacioni që prihet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
https://www.youtube.com/watch?v=ytgMmHrUxnk
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.