Pensionistët po duan dinjitet.
Mosha e tretë po e sheh fort të panevojshme paraqitjen e tyre çdo gjashtë muaj për t'u lajmëruar se janë gjallë për t’iu vazhduar pensioni i pleqërisë.
Andaj të enjten ia mësynë Kuvendit për protestë.
Deputetëve të opozitës të cilët i takuan fillimisht, pos që iu treguan për kërkesat e tyre, ju dhanë edhe lule.
Nuk e lanë pa përmendur as çështjen e përvojës së punës, atë të 15 vjeçarit deri në vitet e 90-ta.
Të moshuarit thonë se shoqëria ka treguar neglizhencë dhe mohim ndaj tyre si qenie.
Iniciuesi i kampanjës "Dinjitet për Pensionistët", Xhevdet Pozhari, tha se me këtë aksion synojnë sensibilizimin e deputetëve lidhur me pensionistët për skema pensionale.
Pensionistët kanë kërkuar forma të tjera alternative, por jo edhe me prezencë fizike, që për moshën që kanë është e mundimshme.
https://www.youtube.com/watch?v=GOs7ZeEHxVw&t=10s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.