Lajmet e fundit
Një pensionist gjerman në qytetin Heikendorf mbante në bodrumin e tij një tank Panzer dhe armë kundërajrore. E gjitha kjo deri kur policia e mori vesh dhe e arrestoi duke ia konfiskuar këto mjete.

U desh të thirrej ushtria për të nxjerrë tankun nga bodrumi; nuk ishte e lehtë të bëhej kjo gjë, pasi u desh një tank tjetër për ta tërhequr.
Rreth 20 ushtarë punuan për nëntë orë për të nxjerrë tankun nga bodrumi.
Prokuroria ka nisur hetimet, por avokati i pensionistit thotë se tanku nuk ishte funksional ndaj nuk ka shkelje të ligjit.
Duket se prania e tankut nuk ishte sekret për banorët, pasi thuhet se "pronari" e ka vozitur atë gjatë stuhisë së madhe të dëborës së vitit 1978.