Për mësimdhënie të mirë e këshilla shpeshherë janë shembull.
Por, mësuesit kosovarë mbase nuk mund të lavdërohen edhe për dajakun që dikur ua jepnin nxënësve, me a pa arsye, raporton Klan Kosova.
Kjo vepër që vite më parë ishte më e shprehur, duket se do mbetet për shumë gjatë në memorien e atyre që e provuan.
Qytetarët i kujtojnë mirë shuplakat e shqelmat që ua dhanë vite më parë arsimtarët e tyre.
Megjithëkëtë, dhuna e atyre që supozohet se janë aty për të dhënë mësime të mira, një qytetar tha se dikujt edhe i bënte hajër, meqë disiplina në shkolla ishte më e lartë se tashti.
Për dallim prej tij, dikush tjetër tha se rrahja e fëmijëve nuk është zgjidhje dhe se duhet gjendur forma tjera për edukim. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/AMQRedoVkYc
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.