Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriore, ka marrë një vendim të çuditshëm për selektorin në mundje Lulzim Vrenezi, duke i marrë të drejtën të jetë pjesë e delegacionit në “Lojërat Olimpike” verore në Tokyo të Japonisë, këtë e ka bërë të ditur vëllai i Lulzimit përmes një postimi në Facebook.
Vrenezi në pesë vitet e fundit ka qenë pjesë e çdo kampionati evropian dhe botëror, po ashtu ka udhëhequr deri te kualifikimi në lojërat olimpike garuesin Magomedgadzhi Nurov.
Pa ndonjë arsyeje është larguar nga posti i selektorit dhe është zëvendësuar më një tjetër që nuk ka punuar me mundësin në fjalë.
Ndërkohe një situatë e ngjashme ka ndodhur në vitin 2000, kur ati nuk iu lejua pjesëmarrja si mundës edhe pse kishte normën e plotësuar.
Për Maqedoninë veriore , garojnë tetë sportistë, teksa në mesin e tyre është edhe xhudistja Arbresha Rexhepi.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.