Skuadra e San Marinos është mësuar të bëjë histori për shumë arsye të gabuara, por ata kanë vendosur një rekord të ri për të festuar tani.
Në ndeshjen me Gjibraltarin ata u ndanë me barazim në shtëpinë e tyre, kështu duke u bërë ndeshja e dytë me radhë pa humbje për këtë klub, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se edhe ndeshja paraprake kundër Lihtenshtajnit ka përfunduar pa gola.
E veçanta këtu është se San Marino në dy ndeshjet e fundit i ka mbajtur fletët e pastra nga 150 ndeshjet e tyre të zhvilluara, prej të cilave 147 kanë rezultuar me humbje - me 669 gola të pësuara.
Ata tani kanë fituar pesë pikë në Ligën e Kombeve.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.