Në repartin e shpuzës në fabrikën “Comodita Home” të mërkurën filloi prodhimi i një materiali që s’u bë deri më tani në Evropë, e është ndër të parët edhe në botë. Bëhet fjalë për shpuzën që lëndën kryesore të prodhimit e ka ekologjike.
Andaj e gjithë procedura përcillet me kujdes nga përfaqësues të fabrikës së dyshekëve dhe kompanisë bashkëpunëtore “Covestro” nga Gjermania. Nga kjo e fundit, që është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e lëndëve të para, u shprehën të lumtur për produktin që po punohet në Gjakovë.
“Ne kemi lëndën bazë që është e nevojshme për ta përfunduar aspektin kimik dhe po e prezantojmë sot njërën nga komponentët e nevojshme për të përfunduar formën finale të dyshekut dhe në të njëjtën kohë të kemi garancinë e cilësisë.” tha Harry Dinev, Menaxher i shitjes në “Covestro AG”.
Shpuza e re pritet të ketë ndikim shumë pozitiv edhe për ambientin.
“Po fillojmë prodhimin e shpuzës me lëndën kryesore që shërben për prodhimin e shpuzës e cila është TDI, e që në këtë rast do të jetë TDI ekologjike, ajo do të shkurtojë emetimin e dioksid karbonit për pothuajse 50%.” u shpreh Ilir Avdimetaj, Teknolog në “Comodita Home”.
Avdimetaj tha se kjo risi në prodhimin e shpuzës do të rrisë cilësinë e dyshekëve edhe më tej.
https://www.youtube.com/watch?v=pGy18oEzUBU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.