Për tre vjetët e fundit, Academy Awards ka qenë pa një prezantues të famshëm.
Çmimet Oscar shkuan pa moderatorë skene në fillim të vitit 2019. Atë vit, shfaqja e madhe supozohej të drejtohej nga Kevin Hart, por ai dha dorëheqje kur dolën në dritë disa postime të diskutueshme në të kaluarën.
ABC nuk emëroi një prezantues zëvendësues, duke zgjedhur shumë prezantues të famshëm për të vazhduar shfaqjen. Ndërsa për 'Variety' tani deklaruan se do të ketë një prezantues këtë vit, për herë të parë në 3 vjet.
Prezantuesit e kaluar përfshinin Jimmy Kimmel (2017 dhe 2018), Chris Rock (2016), Neil Patrick Harris (2015), Ellen DeGeneres (2014), Seth MacFarlane (2013), Billy Crystal (2012) dhe James Franco/Anne Hathaway (2011). Çmimet Oskar të këtij viti do të zhvillohen të dielën e 27 marsit. Nominimet pritet të shpallen më 8 shkurt.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.