Kryeshefi i ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka thënë që Prishtina Parkingu vetëm po e zbaton rregulloren sa i përket vendosjes së laurave, porse e ka konfirmuar nevojën për plotësim-ndryshim të saj.
“Nëse kanë bazë ligjore dhe arsyeshmëri për të protestuar [banorët] unë do të jap përgjigje, përndryshe, për temat, për të cilat ata kanë protestuar sot, nuk i përkasin Prishtina Parkingut”, ka thënë Restelica në InfoKlania.
“Nuk jemi organ që mundemi me e ndryshu rregulloren, jemi organ që i kemi bërë propozimet tona për plotësim-ndryshim”.
“Derisa e kemi në fuqi një rregullore, ne do ta zbatojmë. Tash jo të gjithëve mundet me iu pëlqye, por ajo ka qenë edhe më herët në diskutim publik. Tash jo të gjithëve mundët me iu pëlqy. Ka nevojë për plotësim-ndryshim, e konfirmoj edhe unë, por është procedurë që duhet ndjekur prej asamblesë komunale”.
Sa i përket vendosjes së laurave në lagjen “Lakrishte”, Restelica ka thënë që po protestojnë kompanitë ndërtimore që po punojnë aty dhe jo banorët rezidentë, shumica e të cilëve janë regjistruar dhe e kanë paguar parkingun.
Ai tha se laurat nuk i vendos Prishtina Parkingu, por komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e urbanizmit dhe se ato vendosen mbi bazën e analizës së inxhinierëve të komunikacionit rrugor dhe kërkesës në komunitet.
“Në Lakrishte nuk ka nevojë me vënë laurë. Në Lakrishte nuk po protestojnë banorët rezidentë, të jemi të qartë, mundeni me e verifiku”.
“Po protestojnë disa prej personave që i kanë mbi 5-6 makineri, që nuk janë banorë rezidentë por që po i zhvillojnë aktivitetet e tyre, të kompanive ndërtimore. Edhe ata e zënë dhe e bllokojnë parkingun e banorëve rezidentë”.
“Ata vetëm duhet me iu referu rregullores. Ata s’po duan me pagu. Ata nëse paguajnë, për neve krejt në rregull. Ata edhe s’po duan me pagu, edhe po dalin po protestojnë”.
“Janë mbi 75 për qind të banorëve rezidentë aty që janë regjistru, edhe është gjynah prej atyre me u hy në hak sepse ata e kanë bo pagesën për parking”, tha ai, duke thënë se prioritet kanë banorët rezidentë.
https://www.youtube.com/watch?v=RehoqeQZTK4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.