Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar fotografitë e ministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Ai shkruan në Facebook se ky është fotoalbumi i qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, transmeton Klankosova.tv.
Si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë është emëruar Belinda Balluku, ndërsa Albana Koçiu merr postin e Ministres së Jashtme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën.
Igli Hasani ka lënë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa drejtimin e saj e merr Elisa Spiropali, e cila më parë ka shërbyer si Ministre e Brendshme, raporton Klankosova.tv.
Pirro Vengu është emëruar Ministër i Mbrojtjes, ndërsa Petrit Malaj merr drejtimin e Ministrisë së Financave.
Blendi Gonxhja do të drejtojë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa Sofjan Jaupaj emërohet Ministër i Mjedisit.
Mirela Kumbaro do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, ndërsa Evis Sala do të marrë postin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Delina Ibrahimaj do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Besfor Lamallari Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Andis Salla Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Toni Gogu emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociatore, ndërsa Ervin Demo do të udhëheq Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor.
https://klankosova.tv/kush-jane-17-ministrat-e-rinj-te-rames/
Në pozicione të tjera të rëndësishme, Niko Peleshi është emëruar Kryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu Nënkryetare, dhe Taulant Balla do të jetë Kreu i grupit parlamentar.
Në mesin e risive që solli është edhe ministrja e krijuar nga inteligjenca artificiale, jo një ministre për AI, por një ministre virtuale e përbërë nga kode dhe e fuqizuar nga inteligjenca artificiale.
Emri i saj është Diella, që në shqip do të thotë rreze dielli, dhe ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet public, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.