Si pasojë e goditjeve të rrufesë gjatë një periudhe shtatë mujore në Bangladesh jetën e kanë humbur jetën 246 persona, transmeton Anadolu Agency (AA) përcjellë Klan Kosova.
Një studim i kryer në Bangladesh ka zbuluar se 246 njerëz humbën jetën dhe 97 janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufetë gjatë periudhës nga muaji shkurt e deri në gusht.

Në studim thuhet se shumica e personave kanë humbur jetën për shkak të rrufesë gjatë kohës kur ndodheshin duke mbledhur oriz në fusha. Numri më i madh i personave që pësuan për vdekje janë regjistruar në rajonin Satkhira.
Studimi është kryer nga një organizatë lokale e quajtur "Forumi i Shpëtimit të Komunitetit dhe Ndërgjegjësimit për Stuhitë me Rrufe".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.