Amerikani Mike Luciano nga Altoona, fitoi 1 milion dollarë me një tiketë 20 dollarëshe të enjten e kaluar.
Për Lucianon, kjo është hera e katërt që ai fiton një shumë të madhe parash në lotari, dhe e treta në gjashtë vjetet e fundit.
Historia fituese e 55-vjeçarit nisi në vitin 1999 kur ai fitoi 100 mijë dollarë, ku deri në vitin 2016 shifrat e mëdha atë e lanë ndërsa pikërisht në këtë vit (2016), ai fitoi plot 3 milionë dollarë, ndërsa pas shumës 3 milionëshe, Luciano fitoi 500 mijë dollarë të tjera në vitin 2021.
Për të gjitha këto tiketa fituese, Luciano thotë se nuk mund t’i fitojë dikush që nuk luan shumë.
“Jam i bindur se askush nuk e fiton këtë shumë herë pa luajtur më shumë sesa që duhet”, është shprehur Luciano, transmeton Klanosova.tv.
Më tej, ai thotë se ndjehet falënderues, por nuk mendon se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tek të tjerët.
“Është e pabesueshme dhe jam shumë falënderues që po më ndodhë mua, por nuk dua që njerëzit të mendojnë se e njëjta do t’u ndodhë atyre”, shtoi ai.
Luciano ka treguar historitë e blerjes së tiketave fituese, ku në vitin 2016, ai tha se ishte “Dita e Falënderimeve”, teksa u ndal në një dyqan për të luajtur.
Ai tha se kur u ndal tek dyqani “Nic’s Grab ‘n Go”, luajti 30 dollarë për çmimin e madh prej 3 milionë dollarë.
"E gërvishta të gjithë biletën shumë shpejt dhe nuk vura re menjëherë se kisha një përshtatje të numrave," u tha Luciano zyrtarëve të lotarisë.
"Kështu që thjesht e çova biletën drejt e në skaner, mbeta i shtangur kur skaneri lexoi "urime, fitues i 3 milionë dollarëve”, është shprehur Luciano, transmeton Klankosova.tv.
Në fund, ai tregoi se me fitimet e tij, pagoi faturat, ndihmoi prindërit dhe fëmijët e tij në shkollë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.