Artistët Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi do t’i shohim sërish bashkë në një projekt të ri.
“Për ty” është kënga që do t’i bashkojë edhe një herë dyshen, transmeton Klankosova.tv.
Lajmin e bëri të ditur Xhensila përmes një video të shkurtët në rrjetet sociale, dhe siç duket gjithçka është gati për këngën, pasi dyshja shihen duke xhiruar.
Data e publikimit të këngës nuk u bë e ditur, por këngëtarja tha se shumë shpejt do të lansohet.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.