Google ka përditësuar aplikacionin e saj Translate për pajisjet Android dhe iOS duke shtuar 20 gjuhë të reja tek veçoria e aplikacionit për përkthim të videove në kohë reale.
Me këtë veçori ju mund të vendosni kamerën e telefonit tuaj sipër tekstit që doni të përktheni duke kthyer përmbajtjen në gjuhën tuaj.
Deri tani kjo mundësi funksionon në 27 gjuhë: anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, gjuha italiane, portugeze, ruse dhe spanjishtja, ndërsa versioni i ri ka shtuar bullgarishten, katalanase, kroatishten, çeke, daneze, holandeze, filipinase, hindi, hungarishten, indonezishten, lituanishten, norvegjezen, polonishten, rumanishten, sllovakishten, suedishten, thai, turqishten dhe gjuhën ukrainase.
Për këtë mënyrë përkthimi, Google ofron edhe veçorinë Google Lens, që është aplikacion i Microsoft dhe ju mundëson që duke shfrytëzuar kamerën të përktheni përmbajtje në 37 gjuhë dhe në 32 gjuhë përkthen të folurën.
https://www.youtube.com/watch?v=06olHmcJjS0
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.