Një burrë nga Kentaki i ShBA-së, i cili përdori të njëjtin grup numrash lotarie për më shumë se 10 vjet, iu shpërblye durimi me një çmim prej 225 mijë dollarësh.
Burri fatlum theksoi se i ka përdorur numrat për më shumë se një dekadë dhe se ishte në kopshtin e tij kur kontrolloi rezultatet e lotarisë dhe pa disa shifra të njohura.
“Vetëm një person tjetër dinte për fitoren time, i thashë një të besuari, për çdo rast", tha ai.
Fituesi tha se nuk ka ende ndonjë plan të madh për paratë e fituara.
"Unë jam i moshuar dhe gati për të dalë në pension. Do të përpiqem të argëtohem", theksoi ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.