Lajmet e fundit

Përveç menaxhimit të eventeve apo shfaqjeve të ndryshme, kjo kompani tani ka nisur t’i përdorë dronët edhe për ‘rikonstrukcionin’ e monumenteve antike që janë rrënuar ndër shekuj.
“Dronët shpesh krahasohen me xixëllonjat, por a e keni konsideruar ndonjëherë një të tillë si një tullë fluturuese? Në fund të fundit, një tufë robotike mund ta rikrijojë lehtësisht një urë të shkatërruar, të kthejë çatinë në një kështjellë të lashtë dhe t'ju mbulojë me kupolën e ndritshme të një tempulli të lashtë”, shkruan kjo kompani.
Tani shfaqja e trashëgemisë historike ka marrë vëmendjen e CDS-së pasi që me përdorimin e dronëve, ata po arrijnë të shfaqin edhe pjesët e rrënuara të kështjellave, urave, amfiteatrove e shumë monumenteve tjera antike.
“Cyberdrone nuk ka të bëjë vetëm me shfaqjet klasike të dritës me modele ndriçuese në arenën e qiellit të natës, ne kemi të bëjmë me artin në të gjitha manifestimet e tij dhe një prej tyre është ndërveprimi me arkitekturën. Ne mund ta rindërtojmë ose ta shndërrojmë një ndërtim të njohur në diçka të re”.
Kjo kompani tregon se shfaqjet me drita në qiellin e hapur janë argëtuese, por se puna me treshëgemi kulturore tashmë ka marrë një dimension tjetër.
“Puna me trashëgiminë historike është një trajtim i veçantë. Sikur për një moment të ringjallni të shkuarën me ndihmën e një ylli nga e ardhmja”.
klankosova.tv