Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Ben Blushi, ka ndarë një pjesë të diskutimit, nga promovimi i romanit të tij ‘Jam Mysliman’ në Korçë, ku foli jo vetëm për veprën e tij letrare, por edhe për ndikimin dhe përdorimin e feve nga burrat kundër grave.
Blushi thotë se fetë, sidomos Krishtërimi dhe Islami, shpesh janë përdorur nga burrat për të mbajtur nën kontroll gratë dhe për të përcaktuar normat e tyre sociale.
Ai sugjeroi se nëse të dyja gjinitë do të ishin trajtuar njësoj në këtë aspekt, shumë krime kundër grave mund të ishin shmangur.
“Të gjjtha fetë por sidomos Krishtërimi dhe Islami, janë përdorur nga burrat për të nënshtruar gratë. Librat e shenjtë thonë se gratë duhet të mbulohen dhe të ulin shikimin për të frenuar epshin e burrave kurse burrave nuk ju kërkohet ky frenim. Nëse të dyja gjinitë janë njëlloj të ekspozuara ndaj deshirës së trupit atëherë sic mbulohen gratë duhet të ishin mbuluar dhe burrat që të mos ndjellin epshin e grave.
Imagjinoni sikur kjo kërkesë fetare të ishte kthyer në zakon dhe burrat të ulnin sytë sa herë shikonin nje grua, sa shumë dhunë, dhimbje dhe vrasje do ishin shmangur nga historia e njerëzimit e mbushur me aq shumë krime që burrat i kanë bërë grave.” – ka shkruar Blushi.
Autori kritikoi gjithashtu rolin e profetëve dhe klerikëve, duke vënë në dukje se të gjithë janë burra dhe sipas tyre, kjo u ka dhënë atyre monopolin mbi interpretimin e fesë dhe mbi vendimet që ndikojnë jetën e grave.
“Për fat të keq fetë ia kanë dhënë burrave të drejtën për të vendosur mbi gratë. Edhe Krishtërimi dhe Islami i kanë të gjjthë profetët meshkuj dhe asnjë profet i madh nuk është grua.
Këta profetë merrnin më shumë se një grua dhe shumë shpesh i trajtonin ato si skllave pavaresisht nga mosha e tyre. Kjo praktikë ndiqet dhe sot në shumë vende sic ndodh edhe në romanin tim Jam Mysliman që tregon se si një burrë 70 vjec u martua me një vajzë 12 vjece.”
Sipas Blushit, kjo linjë mashkullore ka ndikuar gjithashtu mbi mënyrën se si njerëzit e perceptojnë marrëdhënien me besimin.
Nëse Papa do të ishte zonjë, apo ezani në xhami do të thirrej nga një grua, shkrimtari shprehet se ndrysho do të ishte ky raport.
Kështu, ai thotë se fetë do të ishin më të bukura dhe gratë do të fitonin më shumë të drejta.
“Klerikët janë të gjithë burra. Asnjë prift nuk është grua dhe asnjë imam nuk është grua. Sa ndryshe do ishte raporti i njeriut me besimin sikur Papa të ishte një zonjë, apo sikur Peshkopët të ishin gra, apo sikur nëpër xhami ezani të këndohej nga zëri i bukur i grave. Fetë do ishin më të bukura dhe shumë më paqësore. Gratë do kishin fituar më shumë të drejta shekuj më parë,” theksoi Blushi.
Në këtë linjë mashkullore ka ecur edhe caktimi i njerëzve që duhet të rregullonin marrëdhënien mes Zotit dhe njerëzve. Klerikët janë të gjithë burra. Asnjë prift nuk është grua dhe asnjë imam nuk është grua.
Sa ndryshe do ishte raporti i njeriut me besimin sikur Papa të ishte një zonjë, apo sikur Peshkopët të ishin gra, apo sikur nëpër xhami ezani të këndohej nga zëri i bukur i grave. Fetë do ishin më të bukura dhe shumë më paqësore. Gratë do kishin fituar më shumë të drejta shekuj më parë. Por kjo nuk ka ndodhur.”
Këtë diskutim, ai e ka vazhduar duke e shpjeguar aspektin mashkullor të feve, të cilin e ka quajtur të errët, transmeton Klankosova.tv
“Burrat kanë mbajtur monopolin e punëve të Zotit duke përdorur Perëndinë për të dominuar familjen e tyre. Ky aspekt mashkullor i feve është pa dyshim një nga më të errëtit. Mjafton kaq për të kuptuar sesi fetë janë orientuar nga interesat e ngushta tokësore dhe aspak nga interesat e shoqërive ku kanë lindur.
Vetë Zoti është vizatuar si një misogjen që i ka dhënë më shumë të drejta burrave se grave dhe kjo është pranuar për fat të keq nga vetë gratë.
Që ditën e parë kur ka krijuar gruan nga një brinjë e burrit, Zoti ka vendosur të mbajë anën e burrave. Mjafton kaq për të kuptuar se edhe vetë Zoti është krijesë e imagjinatës së burrave. Zotin e kanë krijuar burrat duke i dhënë atij tiparet e tyre të ashpra dhe pandjeshmërinë e tyre.
Që herët në lashtësi burrat i janë përveshur skalitjes së imazhit të Zotit që ka jo vetëm tipare mashkullore por edhe mendësi mashkullore. Zoti që krijon një grua nga brinja e një burri në të vërtetë shkon në drejtim të kundërt me ligjet e natyrës e cila ka vendosur se burri krijohet pra lind nga një grua.” /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.