Dihet mirë se disa forma të hapave kontraceptivë bartin një rrezik të mpiksjes së gjakut.
Tani një studim i madh i ri sugjeron se disa hapa kundër dhimbjes të zakonshëm mund ta zmadhojnë këtë rrezik.
Studimi, me 2 milionë gra daneze, zbuloi atë që shumë të tjera kanë pasur më parë: Gratë që përdornin pilula kontraceptive ose kontraceptivë të tjerë që përmbajnë estrogjen kishin një rrezik të shtuar të zhvillimit të një mpiksje gjaku në këmbë ose në mushkëri, raporton Upi, transmeton Klankosova.tv.
Por studiuesit gjetën një shtresë shtesë ku rreziku i mpiksjes së gjakut u rrit më tej gjatë javëve kur ato gra përdorën gjithashtu një ilaç anti-inflamator josteroid, ose NSAID - duke përfshirë hapa të tillë të zakonshëm si ibuprofeni dhe naprokseni.
Ekspertët theksuan se për çdo grua, rreziku i mpiksjes së gjakut është shumë i ulët.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.