Përdorimi i rrjeteve sociale më tepër se zakonisht në Gjermani mund të lidhet edhe me rritjen e mundësive për sulme kundër refugjatëve.
Hulumtuesit në Universitetin e Warwick, në Britani , zbuluan se qytetet gjermane me një nivel të lartë të përdorimit të Facebook-ut kishin një shkallë më të lartë të incidenteve kundër refugjatëve.
"Mediat sociale mund të veprojnë si një mekanizëm propagandues në mes të gjuhës së urrejtjes në internet dhe krimit të dhunshëm në jetën reale", shkruajnë autorët e studimit, Karsten Mueller dhe Carlo Schwarz.
Megjithatë, disa kanë hedhur dyshime rreth qëndrueshmërisë së studimit, duke qenë se nuk është rishikuar në mënyrë të pavarur, si dhe në lidhje me vërtetësinë e të dhënave të përdorura, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Schwarz shpjegon se të dy studiuesit matin ndjenjën anti-refugjat, në internet duke shikuar në faqen e Facebook-ut të Alternativës për Gjermaninë (AfD). Gjatë kohës së krizës së refugjatëve që mbërritën në Gjermani në vitin 2015, kjo parti pati rritje të dukshme të votave.
Sipas statistikave zyrtare, 890,000 azilkërkues arritën në vend në vitin 2015, në kulmin e krizës. Numri i tyre është zvogëluar në 186,644 azilkërkues të regjistruar vitin e kaluar.
Gjermania gjatë periudhës së krizës së refugjatëve pati rreth 3335 incidente kundër refugjatëve, që u realizuan në forma të ndryshme si : dhunë fizike, psikologjike, zjarr vënie të vend banimeve të refugjatëve, si shenjë e pakënaqësisë për ardhjen e tyre.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.