Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia e këtij qyteti njëkohësisht apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
" Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:
- Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
- Përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë"
- Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht", thuhet në njoftimin e Policisë. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.