Ndryshimet të cilat tani janë të gatshme që të shfaqen në rrjetin social Instagram, kanë nxitur shumë kritika nga disa përdorues të këtij aplikacioni.
Ky aplikacion planifikon që të bëjë një ndryshim në paraqitjen e postimeve, duke i listuar ato në bazë të interesave të përdoruesve e jo kronologjikisht sic ishte deri më tani.
Të famshmit që përdorin instagramin, të shqetësuar se fotografitë e tyre nuk do të mund të shikohen e të pëlqehen nga shumë njerëz, u kanë bërë thirrje fansave të tyre që të aktivizojnë opsionin “turn on notifications”, që të jep mundësinë të marrësh lajmërim kur dikush publikon një fotografi në instagram.
Mirëpo instagram ka thënë se në këtë mes, nuk ka asgjë për tu shqetësuar për shkaka se kompania do të kujdeset që asnjë publikim të mos mbetet i harruar.
Në mesin e të famshëmve që kanë kërkuar nga fansat e tyre t’i aktivizojnë “notifications”, janë Kylie Jenner dhe supermodelja Cindy Crawford.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.