Përfaqësueses së Kosovës në Karate i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë.
Ky udhëtim ka qenë i planifikuar për Novi Sad, ku do të mbahet Kampionati Evropian për senior, nga sot, 9 maj deri më 13 maj, njofton Klan Kosova.
Se janë penguar të kalojnë në Serbi, e kanë konfirmuar këtë mëngjes nga Federata e Karatesë.
“Përfaqësueses së Kosovës i ndalohet hyrja në Serbi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë”.
“Pra nuk merr pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë”, thuhet në një njoftim./Klan Kosova/
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.