Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar se golfisti Albert Hoxhaj i është bashkuar përfaqësueses tonë.
Konfirmimi ka ardhur në faqen zyrtare të FGK-së, të cilët shkruajnë se 17 vjeçari që vjen nga skuadra gjermane St.Leon, pritet të shëndrisë në garën 'Ballkan Open 2021'.
“Federata e Golfit e Kosovës ndihet e bekuar kur në ekipin e saj i bashkohen lojtar si Alberti! Gjithashtu nga Familja Hoxhaj kemi dhe risi të tjera që do t'i shpalosim në ditët vijuese”, thuhet në njoftimin zyrtar.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.