Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për senior që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë.
Ky kampionat do të mbahet nga data 09-13 maj 2018, njofton FKK, përcjell Klan Kosova.
“Përfaqësuesja e Kosovës do te paraqitet me 13 garues, ku prej tyre 11 në kategorinë individuale në disiplinën e katave dhe kumite (Vlerona Shala dhe Argjend Berjani në kata, kurse Gresa Zhitia, Adelina Rama, Fortesa Orana, Diellza Dragusha, Ylli Cenaj, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Orges Arifi dhe Elhami Shabani) si dy ekipore femra (Gresa Zhitia, Adelina Rama, Fortesa Orana dhe Diellza Dragusha) dhe meshkujt (Orges Arifi, Ylli Cenaj, Durim Haziri, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Blodin Pakashtica dhe Elhami Shabani”, thuhet në kumtesë.
Në Kampionatin Evropian për senior janë paraqitur 52 shtete me gjithsejtë 532 garues dhe 622 paraqitje.
“Ekspeditës kosovare do t’i prijë, Ismet Krasniqi-kryetar, Ismail Fazliu nënkryetar, Nazmi Gashi – sekretar, Lulzim Berisha zëdhënës i FKK-së, Luljeta Shala, anëtare e bordit (trajnere në kata), Isak Curri dhe Ylber Syla - Përzgjedhës, Blerim Hajdari trajner i përfaqësueses. Po ashtu do të përfaqësohemi edhe me dy gjyqtarë, me licencë botërore Ardian Muhadri, Besart Vitia”.
Për te përcjell Kampionatin Evropian pjesë e ekspeditës do të jenë edhe shtatë gazetarë nga televizionet vendore, përfshirë edhe Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.