Përfaqësuesja e Kosovës në Pingpong për grupmoshat U15 dhe U19 do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Albena të Bullgarisë nga 5 deri më 9 Qershor:
Në këtë kampionat, Kosova përfaqësohet nga grupmoshat U15: Amant Sejdiu e Olti Behluli me trajner Ardian Lamaxhema, shkruan Klankosova.tv
Derisa nga grupmoshat, U15 për vajzat përfaqësohet nga Maxhire Sojeva dhe Ajola Behluli me trajner Ridvan Hashani.
Në grupmoshat U19, përfaqësues do të jenë Blendi Hajdari, Adriatik Maloku dhe Anes Behluli me trajnerin Ylli Maloku.
Kurse, për grupmoshat, U19 vajzat përfaqësuese do të jenë Lene Osmani, Shega Hashani dhe Taibe Ruli me Feat Osmanin trajner.
Ndryshe, udhëheqës i delegacionit do të jetë Qamil Vishaj
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.