“Ayurveda” është një praktikë e lashtë e vajosjes së kërthizës e cila ndihmon në sigurimin e ushqimit në trup.
Nga përmirësimi i cilësisë së lëkurës, në ndihmën e rritjes së flokëve dhe gjithashtu lehtësimin e problemeve të tretjes, praktikat “Ayurvedic” mund të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë problemeve.
"Eshtë vërtetuar mjekësish se kërthiza juaj është e lidhur me venat e ndryshme në trup dhe lyerja e saj mund të çojë në shërimin e disa sëmundjeve," ka thënë Aakash Anand, themeluese dhe CEO, Bella Vita Organic, transmeton Klankosova.tv
Ja pse vajosja e kërthizës duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj.
Ajo rrit rrjedhjen e energjisë në trup.
Përmirëson thithjen e lëndëve ushqyese në lëkurë.
Përmirëson rritjen e flokëve dhe strukturën e lëkurës.
Ndihmon në parandalimin e akneve dhe puçrrave
Përmirëson ciklin e gjumit dhe ndihmon në përballimin e pagjumësisë.
Për këtë proces mund të përdorni njërin nga këta vajra ghee ose neem, vajin e kokosit, bajameve, ose mustardë, ndërkaq vaji i susamit është ai që i përshtatet secilës lëkurë.
Merrni dy pika vaj dhe masazhojeni kërthizën duke përdorur gishtat.
Aplikojeni atë para gjumit dhe mbajeni atë gjatë natës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.