Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Dua Lipa me performancën spektakolare mbrëmë, ndriçoi natën e parë të Festivalit Sunny Hill.
Ai në një postim në Facebook theksoi se bashkë me të, këngëtarja me famë botërore ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota.
“Sunny Hill nuk është vetëm një festival i zakonshëm tashmë – është një pasaportë kulturore për Kosovën që na sjell artistët më të mirë në botë, na vendos në hartën ndërkombëtare dhe na bashkon si asnjë ngjarje tjetër në Kosovë”.

“Dhe pikërisht kjo është Prishtina e Kosova që duam e ëndërrojmë. Përtej të zakonshmes. Përtej vetes.
Faleminderit, Dua Lipa – për artin, për zërin, për performancën, mbi të gjitha, faleminderit për dashurinë ndaj vendit tënd. Faleminderit, Sunny Hill – që një dritare bote e sjellni në Kosovë çdo vit”, shkruan Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.