Lajmet e fundit

Me siguri të plotë në vetvete, Viola bëri akrobacione të shumta si qëndrimi në këmbë, rrokullisja me një rrotë e pa duar, hipja dhe lëvizja me këmbë mbi biçikletë, vozitja nga mbrapa e shumë lëvizje të tjera me të cilat spektatorët turk i la pa fjalë.
Për shumë njerëz aktivitetet e çiklistes mund të duken të rrezikshme, madje edhe “të tepruara”, mirëpo një sport të tillë sigurisht nuk e keni parë asnjëherë, aq më pak nga një vajzë.
Viola Brand është një çikliste gjermane e specializuar në çiklizmin artistik. Ajo ka fituar kampionate kombëtare dhe evropiane dy herë, gjithashtu ka fituar medaljen e argjendtë tre herë në kampionatet botërore. Këtë sport ajo e ka nisur në moshën 5 vjeçare dhe që nga ajo kohë është marrë seriozisht me të duke sjellur një art të veçantë për të gjithë adhuruesit e çiklizmit.
Për të parë më shumë mbi talentin e Brand ju ftojmë ta shikoni videoklipin më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=WB3qTVg3hhs