Në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarr vetura e një gruaje në Prishtinë, të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Lidhur me rastin të lënduar nuk ka, mirëpo janë shkaktuar vetëm dëme materiale, në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.