Ministri i ri i Drejtësisë në Shqipëri, Gazmend Bardhi ka shkarkuar këtë të shtunë nga detyra 8 zyrtarë të lartë, funksionarë në institucione të ndryshme të shtetit.
Sipas një njoftimi për shtyp nga MD, shkarkimi ka ardhur pasi është konstatuar se zyrtarët në fjalë kanë shkelur ligjin duke u përfshirë në aktivitete elektorale, si dhe për neglizhencë në kryerjen e detyrave.
Zyrtarët në fjalë janë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.
Rastet e 8 zyrtarëve në fjalë i janë përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të “përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor”. ●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.