Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, ka bërë të ditur se kanë përfunduar ndërhyrjet në varret antike të Sofratikës në Gjirokastër.
Këto ndërhyrje janë kryer nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, raporton Klan Kosova.
“Specialistët e DRTK Gjirokastër përfunduan ndërhyrjen në Varret Antike të Sofratikës, ku kanë realizuar pastrimin nga vegjetacioni, pastrimin e pllakave të gurëve, kuadratimin e zonës dhe ngritjen e murit mbështetës”, ka shkruar ministrja Margariti në Facebook.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.