Aventura e garuesve kosovar të mundjes në lojërat evropiane në Baku ka marrë fund të mërkurën.
Kjo pasi asnjë nga tre pretendentët nuk arriti ta kaloj të 1/8 e finales.
Kastriot Sedolli në kategorinë 57 kilogram u mund 5:0 nga mundësi i kombëtares së Shqipërisë Islam Islamaj. Më pas në kategorinë 65 kilogram Arlind Curri nuk arriti ti bëjë ballë turkut Mustafa Kaya që fitoi 4:1. I fundit që u eliminua ishte Edon Shala në peshat e rënda 97 kilogram, ky pësoi nga rusi Abdusalam Gadisov 4:0.
Mirë nuk i shkoi në Baku as shenjëtares Lumturie Rama. Kjo në qitje me pistoletë ajrore në disiplinën 10 metra zuri vendin e 36, që ishte i fundit me 351 pikë.
Ndërkohë në Azerbejxhan sot nga ora 15:45 do të debutoj boksieri Naser Shala. Ky në kategorinë 64 kilogram do të ballafaqohet me francezin Hassan Amzile.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.