Ka marrë fund dominimi i Novak Djokovic.
Prej javës së ardhshme ai nuk do të jetë numri 1.
Vendin e tij do ta zë britaniku Andy Murray, i cili me 29 vjeç bëhet lojtari më i vjetër që për herë të parë kryeson rangimin zyrtar të tenistëve botërorë, njofton Klan Kosova.
Pas humbjes së Djokovic nga kroati Cilic në çerekfinale të Mastersit në Paris, Murrayt i duheshin dy fitore – të cilat i arriti duke mposhtur Tomas Berdych dhe Milos Raonic.
Tash ai ka 5 pikë më shumë se Djokovic.
Djokovic qëndroi i pari nga 7 korriku 2014, kurse para kësaj periudhe ishte i pari për 53 javë kur u largua nga Roger Federer, ndërsa herën e dytë ishte për 48 javë kur Rafael Nadal e spostoi atë në vendin e dytë.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.