Në Qendrën e Numërimit në Kukës ka përfunduar dorëzimi i kutive të votimit.
Këtë e bëri të ditur për "Rubikon" në Klan Kosova, gazetarja Gremisa Latifi.
"Të gjitha kutitë e këtij qarku tashmë kanë ardhur në Qendrën e Numërimit, dhe pasi janë bërë kontrollet e nevojshme nga stafi i KQZ-së, kanë filluar që ta bëjnë skanimin e kutive veç e veç", tha Latifi, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, sipas të dhënave nga zyrtarët në Qendrën e Numërimit në Kukës, pas përfundimit të skanimit të kutive, nis numërimi i tyre.
Numërimi është paraparë të fillojë nga ora 22:30.
https://www.youtube.com/watch?v=8y61a_CXi_s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.