Në fshatin Zllakuqan të Klinës është zhvilluar kampionati i Kosovës në sportin e notit, njofton Klan Kosova.
Sekretari i Federatës së Notit, Astrit Haliti tha se kjo garë ishte ndër garat më masovike prej pasluftës duke marrë pjesë 150 gaures prej 10 klubeve nga e gjithë Kosova.
Në konkurrencën e femrave ka dominuar Rita Zeqiri e cila për dy ditë gara ka arritur të marrë 12 medalje ndërsa edhe ka vendosur edhe katër rekorde të reja të Kosovës.
Në këtë ngjarje janë ndarë shpërblimet për të gjitha kategoritë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.