Lajmet e fundit

Udhëheqësi i Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj tha për Klan Kosovën se ekspedita e pushtimit të Mount Blank u krye me sukses dhe pa incidente. Përveç veçantisë se në grup kishin femra, këtë expeditë të veçantë e bën edhe fakti se i gjithë grupi arriti në maje.
Njëri nga guidat e kësaj ekspedite, Qëndrim Sopi tha se të gjitha sfidat e perjetuara gjatë ecjes, u kaluan me shumë lehtësi, sepse punuan për njëri tjetrin si grup. Qëllimi i përbashkët për të arritur majën i bëri më të fortë edhe ndaj temperaturave të ulta.
Mount Blanc ose “ Malet e Bardha” kanë 4810 metra lartësi mbi detare dhe si e tillë njihet si maja më e lartë në Alpe dhe në Europe.