Sot në qytetin e Pejës është zhvilluar gara e parë e xhudos e cila njëherit shënon edhe rifillimin e aktiviteteve nga ky sport që prej fillimit të pandemisë.
Garuesi më atraktiv është shpallur Akil Gjakova.
Ky turne filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që pësuan nga infektimi me virusin Covid-19.
Në këtë turne morën pjesë xhudistë nga Kosova, Shqipëria dhe vende tjera të rajonit.
Trajneri i xhudos Driton Kuka ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në zhvillimin e këtij aktiviteti.
https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10221013682229671
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.