Është mbyllur procesi i numërimit në Bashkinë e Tepelenës, ku janë përpunuar të 22 qendrat e votimit.
Rezultatet përfundimtare i japin një fitore të thellë Partisë Socialiste, e cila ka marrë 3.214 vota ose 68.15% të totalit, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1.003 vota (21.27%), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë përqindje shumë të ulëta të votave, duke mos ndikuar ndjeshëm në balancën e garës.
Rezultatet për Tepelenën janë si më poshtë:
PS – 3.214 vota (68.15%);
PD – ASHM – 1.003 vota (21.27%);
PSD – 130 vota (2.76%);
NISMA – SHB – 149 vota (3.16%);
MUNDËSIA – 84 vota (1.78%);
KEA – 46 vota (0.98%);
BASHKË – 71 vota (1.51%);
LA – 4 vota (0.08%);
ADR – 4 vota (0.08%);
AKSH – 8 vota (0.17%);
DZH – 3 vota (0.06%).
Në rang qarku (Gjirokastër), janë numëruar 119 nga 198 qendra votimi, dhe të dhënat e deritanishme tregojnë se Partia Socialiste ruan një epërsi të qartë. Me 14.686 vota të marra deri tani, PS ka 64.13% të votave, ndërsa PD-ASHM ndjek me 6.410 vota ose 27.99%.
Rezultatet e përkohshme në nivel qarku janë si më poshtë:
PS – 14.686 vota (64.13%);
PD – ASHM – 6.410 vota (27.99%);
NISMA – SHB – 708 vota (3.09%);
MUNDËSIA – 327 vota (1.43%);
PSD – 248 vota (1.08%);
BASHKË – 227 vota (0.99%);
KEA – 147 vota (0.64%);
DZH – 66 vota (0.29%);
AKSH – 30 vota (0.13%);
LA – 34 vota (0.15%);
ADR – 18 vota (0.08%).
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.