Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për rastin “Banjska”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka përfunduar.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, bëri të ditur se në seancën që zgjati përreth 2 orë tre të akuzuarit nuk e pranuan fajin, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, gazetarja bëri të ditur se gjykata ka refuzuar propozimet e mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve të propozuar nga avokatja Jovana Filipoviq, përveç një dëshmitari, i cili sipas Tërshanit, do të dëshmojë në shkurt.
Po ashtu, u refuzuan edhe propozimet e mbrojtjes për nxjerrjen e ekspertizës për krahasimin e uniformave, pasi gjykata vlerësoi se një vlerësim i tillë mund të bëhet direkt nga përmbajtja e fotografive.
https://www.youtube.com/watch?v=8QAqyHhrnus
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.