Është organizuar dje në Drenas, turneu i boksit “Rasim Kiqina” ku janë zhvilluar 12 duele dhe u shpallën fituesit.
Turneu është mbajtur në sheshin e Drenasit ne ambient të hapur dhe spektatorët u ndanë të kënaqur me duelet e boksit dhe me gjeneratën e re të boksierëve që po vijnë, thuhet në komunikatën e Federatës së Boksit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Nikoqiri i turneut të gjithë boksierët i shpërbleu me mirënjohje dhe me dalje të arta dhe të argjendta.
Boskieri më i mirë u shpall: Afrim Bazaj nga Dreansi. Tekniku më i mirë: Shukri Elmazi - "Kastrioti' Ferizaj
Çifti me luftarak: Kastriot Rrullani 'Kosova' Vushtrri dhe Edmond Berisha 'Prishtina",Boksieri me perspektiv: Sali Islami 'Drenas"

●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.