Legjenda e boksit,
Muhammed Ali, ka vdekur sot në moshën 74 vjeçare dhe e gjithë bota po merret me të bëmat e njeriut që jo pak kush e cilëson si sportistin më të madh të të gjitha kohërave.
Si falënderim ndaj tij po shpërndahen edhe disa nga fjalimet e famshme që ai dha për gjatë jetës.
Një të tillë e kishte dhënë edhe njëherë kur ishte pyetur nga një fëmijë se çfarë do të bënte kur të pensionohej nga boksi.
Duke u përgjigjur fillimisht me shaka se vetëm do të flinte dhe gërhiste, më pas ai impresionoj me një fjalim se si do t’ia dedikonte jetën zotit dhe filantropisë.
Klankosova.tv iu sjellë pjesën kryesore të atij fjalimi.
“Nuk ja kam idenë se çfarë do të bej pas boksit. Por dua të them diçka këtu, që do t’ju bëj të gjithëve të mendoni”.
“Jeta nuk është dhe aq e gjatë, le të themi që një person është 30 vjeç. Nëse jeni 30 vjeçar si puna ime, vështirë se ke pasur më shumë se shtatë vjet në dispozicion për të bërë diçka produktive. Për shembull, tetë apo nëntë orët e gjumit që keni bërë përgjatë 30 viteve, shtoni netët kur keni fjetur dhe jeni zgjuar në mëngjes duke mos kujtuar asgjë nga mbrëmë. Ju keni qenë të pavetëdijshëm rreth tetë vjet përgjatë jetës suaj 30 vjeçare. Keni qenë në gjumë për rreth tete vite”.
“Pastaj sa shpesh keni udhëtuar këto 30 vjet? Nga stacioni televiziv për në shtëpi, në një shtet tjetër, qytet tjetër, shkollë apo kishë. Me siguri keni shpenzuar rreth dy vjet jetë duke bërë këto udhëtime para dhe mbrapa”.
“Tani kemi tetë vite gjumë dhe dy vite udhëtime, në 30 vjetet tuaja para se të arrini diçka. Më pas ne rrimë gjashtë orë në dite në shkollë, qe nga klasa e parë deri tek e 12-ta. Gjashte orë në ditë për 12 vjet, i bie të jenë tre vjet gjithsejtë”.
“Ne rregull, dy vjet udhëtime, tetë vjet gjumë, tre vjet qëndrim në shkollë. Pastaj, sa here keni shikuar filma, keni qenë në teatër, keni parë ndeshje mundjesh, ndeshje basketbolli etj.. . i bie të jenë rreth dy vjet argëtim”.
“Kështu deri në kohën kur do të keni fëmijë, të trasoni rrugën për fëmijët tuaj, të keni shtëpinë tuaj , do të jeni 60 vjeçar. Andaj jeta është e shkurtër. Kur i mblidhni të gjitha vitet që keni fjetur, udhëtuar keni qëndruar në shkollë e jeni argëtuar, me siguri keni shpenzuar gjysmën e jetës tuaj duke mos bërë asgjë”.
“Tani jam 35 vjeçar. Edhe 30 të tjera dhe do të jem 65 vjeçar. Kur plakemi nuk është se kemi aq shumë ndikim, nuk është se mund të bëjmë shume në moshën 65 vjeçare, nëse nuk besoni pyetni grat tuaja”.
“ Ajo çfarë po mundohem të them është se në moshën 65 vjeçare nuk mund të bëni shume gjera. Unë do të jem 65 vjeçar pas 30 viteve. Në ato 30 vite, do te jem në gjumë për tetë vjet, tërë udhëtimet që do të bëjë do të mi marrin katër vjet dhe rreth tri vjet argëtim po ashtu. Nga 30 vitet e ardhshme mund t’i kem diku vetëm edhe rreth 16 vjet produktive”.
“Në këtë formë duhet të zbërthejmë jetët tona individuale. Kështu që ajo çfarë do të bëj unë pas pensionimit nga boksi është se do ta përgatis veten për t’u takuar me zotin sepse nuk dua të digjem përjetësisht në ferr”.
“Andaj unë do të dedikoj jetën time, duke përdorur emrin tim dhe popullaritetin tim, filantropinë, do të ndihmoj organizatat bamirëse, do të ndihmoj njerëzimin dhe arritjen e unitetin njerëzor”, kishte deklaruar Ali njofton KlanKosova.tv.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.